Lajme nga bota


Gjenden 17 delfinë të ngordhur në brigjet e Mauritius, ambientalistët: U vranë nga derdhja e naftës

Të paktën 17 delfinë të ngordhur janë raportuar në brigjet e Mauritius, duke ngritur debatin nëse shkaktare është katastrofa e rrjedhjes së naftës nga çisterna e fundosur.

Ambientalistët thanë për Bbc se ngordhja e tyre është shkaktuar prej naftës së dalë nga çisterna japoneze , e cila më 25 korrik u përplas me një shkëmb koralor duke shkaktuar derdhjen e mijëra ton naftë.

Ministri vendas i peshkimit tha se “në pamje të parë” ngjarja nuk kishte lidhje me incidentin e rrjedhjes. Kufomat e delfinëve tashmë po i nënshtrohen analizave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.