Lajme nga bota


22 katastrofa, 262 të vdekur dhe 95 miliard dollarë dëmtime: SHBA-të kaluan një vit rekord me katastrofa të shkaktuara nga klima

Një raport i ri i qeverisë federale tregon se SH.B.A.-të u goditën nga një numër rekord katastrofash të shkaktuara nga klima gjatë vitit 2020 teksa zjarret e mëdha dogjën perëndimin e kontinentit, uraganet pushtuan lindjen dhe nxehtësia ekstreme përfshiu zemrën e vendit.

Një total prej 22 katastrofash të mëdha, duke shkaktuar secila të paktën 1 miliard $ dëm, përfshiu SHBA-të vitin e kaluar, gjashtë më shumë se rekordi i mëparshëm, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (Noaa).

Të paktën 262 njerëz vdiqën, me 95 miliard $ në dëmet totale të regjistruara, njoftoi agjencia federale.

Viti u shënua me ekstreme ndëshkuese sin ë brigjet lindore ashtu edhe në ato perëndimore. Ishte viti më aktiv i zjarreve të regjistruara në perëndim të kontinentit, ku Kalifornia regjistroi pesë nga gjashtë zjarret më të mëdha në historinë e saj, një shpërthim që shkatërroi mijëra shtëpi dhe bëri që qielli të shndërrohej në një ngjyrë portokalli apokaliptike mbi zonën e Gjirit të San Franciskos.

“Numri rekord i katastrofave të motit të përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike gjatë vitit të kaluar, na tregoi se ndikimet e ndryshimeve klimatike nuk janë shaka,” tha Michael Mann, shkencëtar i klimës në Penn State.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.