Lajme nga bota


Shtetet më të pasura në botë dështojnë në menaxhimin e krizës klimatike

Paralajmërimi vjen direkt pas mungesës së burimeve të reja financiare  në samitin virtual me 40 pjesëmarrës udhëheqës botërorë  të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet më të pasura në botë kanë dështuar në sigurimin e nevojshëm të ndihmës financiare për botën në zhvillim, duke ulur kështu shkarkimet e gazeve serë si dhe për të përballuar ndikimet e kushteve klimatike. Ndërkohë paralajmërimi ka ardhur nga shtetet me ekonomi më të ulët , direkt pas përfundimit të prezantimit të financave, apo dhe premtimeve të tjera të kësaj të fundit, gjatë mbajtjes së këtij samiti amerikan me udhëheqësit botërorë të pranishëm virtualisht.

Thelbi i paralajmërimit qëndron në faktin e dështimit  apo edhe të përkeqësimit të motit ekstrem, duke lënë kështu miliarda njerëz në rrezik. Për të mos mjaftuar ky fakt, një tjetër çështje konsistonte në  luftën e vazhdueshme dhe krizën ekonomike që COVID-19  ka çuar në  rritje të borxheve për vendet e varfra.

Ndonëse Presidenti i SHBA, Joe Biden udhëhoqi Samitin dy-ditor virtual me një objektiv të ri kryesor, atë të përgjysmimit të shkarkimeve të karbonit në atmosferë, duke rritur financat në 5.7 miliardë  dollar në vit, deri për vitin 2024.

Biden gjithashtu tha: “Përmbushja e kësaj sfide kërkon mobilizimin e financimit në një shkalle më të lartë. Sektori privat tashmë e ka njohur këtë, por nuk mund t’i përballojë vetëm këto sfida, dhe qeveritë  duhen të rriten dhe mund të kenë nevojë të udhëheqin”.

Disa shtetet të tjera pjesëmarrëse, duke përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe Afrikën e jugut, sollën objektiva të tjera gjatë prezantimit të përfaqësimit në këtë samit.

Ndërsa shtetet e tjera si: Koreja e Jugut, njoftoi se do të ndalonte financimin e impianteve me qymyr jashtë vendit; dhe Mbretëria e Bashkuar prezantoi premtimet e mëparshme duke mos përmendur asnjë premtim të ri.

Nisur nga diskutimet e realizuara, shtetet e pasura kanë një mungesë afat gjatë në mbajtjen e premtimeve, sikurse ai i bërë në vitin 2009 , për dhënien e 100 miliardë dollar në vit për financimin e faktorëve klimatikë ekstrem brenda afatit përcaktues.

Sikur të mos mjaftonte diskutimi i mungesën e mbështetjes financiare për klimën apo dhe faktorëve të tjerë shqetësues të ngritur nga vendet me ekonomi më të varfër, Samiti i mbajtur në Amerikë, hedh vëmendjen në një tjetër pikë kyçe, atë të zhvillimit të takimit të G7 në Cornwall në qershor.

Ndonëse dihet, përpara Cop26, G7 është mundësia e fundit e financimit në politikat e klimës  por që ekziston mundësia që Cop26, të kundërshtohet nga shtetet në zhvillim, nëse nuk paraqitet një  ndihmë financiare, si dhe duke e rritur besimin në menaxhimin e këtyre politikave, bashkëpunimi i këtyre shteteve do jetë më produktiv.

Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni këtu.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.