Lajme nga bota


Rikthimi në natyrë i mijëra brejtësve të familjes Gliridae

BBC News thekson se kjo specie, dikur e përhapur gjerësisht, tani është një kafshë e zhdukur në rreth 17 qytete të Anglisë.

Rikthimi në natyrë, thonë shkencëtarët, është e vetmja mënyrë për t’a kthyer këtë specie në habitatet nga të cilat kanë humbur.

Para se këto gjallesa të dilnin në natyrë, ato u mbajtën në karantinë për nëntë javë dhe u kontrolluan për sëmundje ose parazitë.

Rreth 200 foleza të vogla dhe të monitoruara, u vendosen gjatë gjithë sipërfaqes pyjore, në mënyrë që ekipi të mund të kontrollojë më nga afër se si këto kafshë do të përshtaten me mjedisin përreth.

“Shpresojmë shumë që këtë verë do të shohim pasardhësit e tyre dhe pse jo të arrijmë të popullojmë edhe zona më të mëdha”, shprehen specialistët.

Për t’u njohur më tepër me artikullin, klikoni BBC News

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.