Projekti masiv/ Qendra më e madhe në botë e energjisë drejt ndërtimit në brigjet e Australisë
Një konsorcium
ndërkombëtar po planifikon që të ndërtojë qendrën më të madhe në botë të
energjisë së rinovueshme, në jug të Australisë Perëndimore. Qendra perëndimore
e energjisë së rinovueshme do të ketë një shtrirje 15 mijë kilometrash dhe mund
të prodhojë 50 gigawat energji.
Kur të
përfundohet, qendra do të prodhojë 3.5 milionë ton hidrogjen me zero karbon, si
për konsum të brendshëm, ashtu edhe për eksport.
Grupi pas
propozimit, përfshirë ‘Intercontinental Energy’ dhe ‘CWP Global’ ka deklaruar
se tregu i hidrogjenit parashikohet të vlejë 2.5 miliardë dollarë amerikanë
deri në vitin 2050.
Grupi ka deklaruar se zona është e përshtatshme për energji diellore dhe ere, dhe projekti do të ketë impakt social dhe ekonomik të konsiderueshëm për zonën.
Për t'u njohur me artikullin, klikoni Scan Tv.
