Katastrofat natyrore, studimi i NASA: Nga 2030, qytetet bregdetare do të përballen me stuhi e përmbytje
Ekspertët e
NASA-s paralajmërojnë se qytetet bregdetare do të përballen në të ardhme me përmbytje
edhe më të mëdha, duke nisur nga viti 2030. Por parashikimi shtrihet në total
për 70 vitet e ardhshme.
Studimi, nën
titullin “Rritja e shpejtë dhe parashikimi ekstrem për përmbytjet” flet për
nivelin e deteve në qytetet bregdetare amerikane por vlen për të gjithë botën.
“Në dekadat e
ardhshme, niveli I deteve që do të vijojë të rritet për shkak të ngrohjes
globale, do të shkaktojë përmbytje të mëdha. Dhe ajo çka ne kemi zbuluar është
se rreziku nga përmbytjet do të jetë vërtet i madh, kryesisht në dekadën e
ardhshme, pra nga viti 2030 deri në 2040”, thotë Ben Hamlington, nga NASA.
Më të rrezikuarat
sipas studimit, janë qytetet bregdetare.
“E dimë se rritja
e nivelit të deteve është një problem por në të ardhmen do jetë një problem
edhe më i madh. Ne kemi bërë projeksionet tona për nivelin e deteve deri në
vitin 2100. Ajo çka kemi konstatuar është një rritje dramatike e nivelit të
deteve dhe impaktin që kjo do të ketë, kryesisht në qytetet bregdetare në
dekadën e ardhshme. Do të ketë shumë përmbytje. Do të na duhet të mësojnë të
jetojmë me këtë fenomen, të adaptohemi e të marrim masat, kjo do të jetë pjesë
e jetës, flas gjithnjë për komunitetet që jetojnë në zona bregdetare.”
Sipas NASA-s,
shkaktar për këtë situatë është edhe ajo që njihet si “Lëkundja e hënës” apo
cikli i rregullt hënor.
Ekspertët kanë
një sugjerim. Në pritje të përshtatjes me një stil krejt tjetër jetese, ata
sugjerojnë arkitektët, urbanistët dhe autoritetet qendrore dhe vendore, që të
hartojnë plane urbanistike, për të përballuar katastrofa të tilla natyrore, që
mesa duket nga dekada e ardhshme, do të jenë më të shpeshta. Sipas ekipit që
hartoi studimin, zonat që do të përballen më shumë me fenomenin e stuhive dhe
përmbytjeve janë ato aziatike.
Për të lexuar
artikullin e plotë, klikoni A2 CNN.
