Lajme nga bota


G20 mblidhet për klimën në Napoli / Ministrat e mjedisit, masa për të ulur emetimet dhe për të rritur financimet

Pas përmbytjeve katastrofike në Europë javën e kaluar dhe në Kinë këtë javë dhe zjarreve në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministrat e energjisë dhe të klimës të G20-ës, do të përpiqen të marrin masa për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe të ofrojnë financime në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas një deklarate të G20-ës, temat kryesore të diskutimeve do të përfshijnë: luftimin e ndryshimit klimatik, përshpejtimin e tranzicionit ekologjik, më shumë financime sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, mundësi për rimëkëmbje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të mundësuara nga zgjidhje inovative teknologjike dhe ndërtimi i qyteteve inteligjentë dhe të qëndrueshëm”.

Ndërkohë, liderët e G20-ës do të takohen më 30 dhe 31 tetor në Romë, ndërsa në këtë grupim bëjnë pjesë 19 vendet më të mëdha të zhvilluara dhe në zhvillim, plus Bashkimi Europian.

G20 është forumi ndërkombëtar që bashkon ekonomitë kryesore të botë dhe përbëjnë më shumë se 80% të Prodhimit të Brendshëm Global, 75% të tregtisë globale dhe 60% të popullsisë të planetit./ SCAN TV

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.