Lajme nga bota


Problemi me plehrat, ekspozitë për ruajtjen e mjedisit në Rusi

Nëse për Bashkimin Evropian mbledhja e diferencuar e mbeturinave është një temë e njohur, kjo gjë nuk vlen për rusët, të cilët prodhojnë 70 milion ton mbeturina në vit dhe riciklojnë më pak se 10 për qind.

Në këtë mënyrë një kompani private “Synergy+” që merret dhe me konsulencë ekologjike, ka organizuar këtë ekspozitë në një ndërtesë tre katëshe duke përdorur 12 kontejnerë që mund të çmontohen dhe të zhvendosen diku tjetër.

Këta kontejnerë janë gjëja e parë që shihen kur hyn në muze, dhe më pas nis procesi i mbeturinave të ricikluara deri në produktin përfundimtar.

Një nga sallat i dedikohet grumbullimit të mbeturinave pasi jo gjithçka mund të riciklohet.

Drejtori i muzeut u shpreh se është e rëndësishme që personat të ndihmohen për të vepruar për të reduktuar shpërdorimet.

Por dhe një vend grumbullimi i mbeturinave mund të transformohet për shembull në një stacion për ski apo një kamp golfi.

Hyrja në ekspozitë i ngjan një labirinti për të dalë në një të ardhme të gjelbër që mundësohet nga burimet e ricikluara. Misioni i ekspozitës është që mbeturinat të mos shihen si plehra por si lëndë e parë.

Përveç pavijoneve dedikuar teknologjisë për menaxhimin e mbeturinave, ekspozita ka dhe salla historike. Mes të cilave dhe atë të epokës sovjetike.

Në Bashkimin Sovjetik kishte më shumë vetëdijesim për sa i përket mbeturinave pasi njerëzve u bëhej apel të dorëzonin letrën e përdorur, në pika të veçantë. Por dhe çantat për blerjen e ushqimeve ishin prej cope dhe jo prej plastike.

Madje kishte dhe çmime për ata që riciklonin. Ndërsa shishet bosh të qelqit që ishin për qumësht apo birrë, rimbursoheshin nga pronarët e dyqaneve./ ABC News.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.