“Shumë vende anëtare të G7 ndotin Tokën”
Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se gjatë takimit të ministrave të mjedisit të G20 në Itali diskutuan masat urgjente për zvogëlimin e sasisë së emetimeve dhe grimcave të karbonit.
Kurum tha: “Ne
jemi dëshmitarë që shumë vende anëtare të G7 po ndotin Tokën. Ne diskutuam
nevojën për ndërmarrjen e hapave urgjentë për të zvogëluar sasinë e emisioneve
dhe grimcave të karbonit”.
Ai tha se
përmbytjet në të gjithë botën kanë treguar efektet negative të ndryshimeve
klimatike që kërcënojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve dhe
infrastrukturën e qyteteve.
“Tani ne po
përballemi me migrime për shkak të ndryshimeve klimatike”, shtoi ai.
Ai tha se
vendndodhja e takimit të ministrave të mjedisit të vendeve të G20, i cili u
mbajt në qytetin e Napolit në Itali, rrëzë vullkanit Vesuvius, ishte
kuptimplotë.
Kurum tha se ai
gjithashtu kishte një takim shumë produktiv me të dërguarin special të
Presidentit të SHBA-së për Klimën, John Kerry. “Ne diskutuam mundësinë e
financimit të klimës dhe padrejtësinë e bërë ndaj vendit tonë në krahasim me
vendet e tjera”, theksoi Kurum.
Duke iu referuar
burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Kurum deklaroi se Turqia, e cila
renditet e 12-ta në botë dhe e 5-ta në Evropë, plotëson 52 për qind të
energjisë së saj të instaluar nga energjia e rinovueshme.
“Ne jemi duke
punuar për të gjeneruar 10 gigavat energji të erës dhe diellit çdo vit në 10
vitet e ardhshme, dhe për të rritur kapacitetin tonë të energjisë së
rinovueshme”, tha ai.
Duke theksuar se
Turqia ka rritur sasinë e zonës së mbrojtur në 11,5 për qind dhe se ata po
punojnë për të arritur mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe
Zhvillim (OECD) prej 17 për qind, Kurum theksoi se ata kanë ndërtuar kopshte
kombëtare dhe korridore ekologjike në katër linja ekologjike që do të lidhë
veriun dhe jugun dhe lindjen dhe perëndimin e Turqisë.
“Ne jemi duke
kryer projekte më të qëndrueshme se sa shumë vende. Ne do të përshpejtojmë këtë
proces pas hyrjes në financat e klimës”, shtoi ai./Balkan Web
