Lajme nga bota


Risia / Një gjethe artificiale transformon dioksidin e karbonit në karburant! Hapi i radhës: Të bëhet e tregtueshme

Një gjethe artificiale arrin të transformojë dioksidin e karbonit në karburant, ashtu siç bëjnë bimët kur përdorin energjinë e dritës së diellit për të transformuar dioksidin e karbonit në ushqim.

Rezultati është publikuar në revistën “Nature Energy” nga universiteti kanadez i Waterloo.

“Kjo  është një gjethe artificiale sepse imiton procesin e fotosintezës por në vend që të prodhojë vetëm oksigjen emeton metanol dhe oksigjen njëkohësisht” shpjegon kordinatori i kërkimit Yimin Wu.

Hapi i radhës së kërkuesve është që të intensifikojnë prodhimin e metanolit dhe arritja për ta bërë atë të tregtueshëm.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.