Banka Botërore paralajmëron se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë migrimin e 216 milionë njerëzve
Raporti Groundswell 2.0, modeloi ndikimet e ndryshimit të klimës në gjashtë rajone, duke arritur në përfundimin se "pikat e nxehta" të migrimit klimatik do të shfaqen në vitin 2030 dhe do të intensifikohen deri në vitin 2050, sidomos nw vendet më të varfra.
Autorët e raportit thonë se gjetjet e tyre duhet të shihen si një thirrje urgjente drejtuar qeverive rajonale dhe kombëtare dhe komunitetit global për të vepruar tani për të zvogëluar gazrat serë, për të mbyllur boshllëqet e zhvillimit dhe për të rivendosur ekosistemet.
Nëse nuk veprohet menjëhershme për të luftuar ndryshimet klimatike, rritja e nivelit të detit, mungesa e ujit dhe rënia e produktivitetit të të kulturave bujqwsore mund të detyrojë 216 milionë njerëz të emigrojnë brenda vendeve të tyre deri në vitin 2050, tha Banka Botërore në një raport të ri të hënën.
Vetëm Afrika Sub-Sahariane do numwrojw rreth 86 milionë
emigrantë të brendshëm, sw bashku me 19 milionë nga emigrantw nga Afrikën e
Veriut, tregoi raporti. Në Azinë Jugore priten 40 milionë emigrantë, ndërsa në
Azinë Lindore dhe Paqësor 49 milionë.
Lëvizje të tilla do shkaktojnw stres, duke tensionuar
qytetet dhe qendrat urbane dhe duke rrezikuar përfitimet e zhvillimit, thuhet
në raport.
Konfliktet dhe krizat shëndetësore dhe ekonomike të tilla si
ato të shkaktuara nga pandemia COVID-19 mund ta komplikojnë situatën, tha
banka. Numri i emigrantëve klimatikë mund të jetë shumë më i madh pasi raporti
nuk mbulon shumicën e vendeve me të ardhura të larta, vendet në Lindjen e Mesme
dhe shtetet e vogla ishullore, apo migrimin në vende të tjera.
Autorët e raportit thonë se gjetjet e tyre duhet të shihen
si një thirrje urgjente drejtuar qeverive rajonale dhe kombëtare dhe
komunitetit global për të vepruar tani për të zvogëluar gazrat serë, për të
mbyllur boshllëqet e zhvillimit dhe për të rivendosur ekosistemet. Duke vepruar
kështu, ata thanë, mund të zvogëlojë numrin e migrimit me 80% në 44 milion
njerëz.
"Ne jemi tashmë të bllokuar, kështu që migrimi pwr
shkak tw ndryshimit tw klimës është e vwrtetw," tha Kanta Kumari Rigaud,
specialistja kryesore e mjedisit nw bankë dhe një nga bashkëautorët e raportit.
"Ne duhet të zvogëlojmë ose shkurtojmë gazrat tanë serë për të përmbushur
objektivin e Parisit, sepse ato ndikime klimatike do të përshkallëzohen dhe do
të rrisin shkallën e migrimit klimatik."/ NBCnews.com
