Lajme nga bota


Konferencë me këmbët e zhytura në ujë, paralajmërimi i pazakontë i politikanit për ngrohjen globale

Ministri i Drejtësisë, Komunikacionit dhe Punëve të Jashtme i shtetit Tuvalu, Simon Kofe, ka mbajtur një konferencë simbolike për gazetarë, ku paralajmëroi për pasojat e ngrohjes globale.

Konferencën e mbajti duke qëndruar me këmbët e zhytura në ujin e detit. Ai shfrytëzoi rastin të flasë për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën (COP26) që mbahet në Glasgow.

Sipas Reuters, me këtë veprim ka paralajmëruar që shteti i tij në Paqësor është në mesin e vendeve më të rrezikuara në botë, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit në mbarë botën janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodh në këtë konferencë. Në mesin e tyre është edhe Greta Thunberg, e cila e cilësoi konferencën si të pasuksesshme.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.