Lajme nga bota


Shkencëtarët do klonojnë specien e zhdukur 42 mijë vjet më parë

Shkencëtarët janë ‘të sigurt për suksesin’ e nxjerrjes  së qelizave nga mbetjet e një mëzi.  “Trupi i mëzit të ngordhur vetëm dy javë pas lindjes, u ruajt në gjendje të përsosur në Siberi për 42,170 vjet”, thonë ekspertët.

Pas disa muajsh pune intensive mbi kalin e ngrirë, një ekip i përbashkët hulumtues ruso-jugor ka rritur shpresat në marrjen e qelizave të nevojshme, për të klonuar racën e zhdukur rreth 4.000 vjet më parë. “Hulumtuesit janë të sigurt për suksesin e projektit,” tha një burim në Universitetin Federal të Lindjes së Veriut në Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë.

Përpjekjet do të vazhdojnë deri në fund të prillit të këtij viti. Këto janë fotografitë e para që tregojnë punën pioniere për nxjerrjen e qelizave në përpjekjen për klonimin e kalit me qime të gjata. Puna është aq e përparuar saqë ekipi po zgjedh një nënë për rolin historik të lindjes së kalit të lashtë. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.