Lajme nga bota


Francë, dy të vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një rezulton i zhdukur si pasojë e shirave me një intensitet historik që kanë përfshirë Côte d’Azur-in që prej së premtes duke shkaktuar përmbytje, sipas autoriteteve.

“Dy trupa janë zbuluar sot në Var”, njoftoi sot në një komunikatë prefektura.

“I pari u gjend në fshatin e Muy, në afërsi të zonës ku një barkë shpëtimi u përmbys  dje në mbrëmje me tre zjarrfikës dhe tre civilë në bord. Një prej civilëve rezulton i zhdukur”, shtoi i njëjti burim.

Rajonet janë në alarm të kuq si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve që nga e shtuna, ndërkohë që sipas meteo francë gjendja duket pakëz më e qetësuar tani dhe alarmi është ulur në nivelin portokalli.

Disa qytete janë evakuar për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe zyrtarët lokalë në të tjera rajone u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.