Lajme nga bota


‘Oxfam’ mbi ndryshimin klimatik- Detyron 20 milionë njerëz të largohen nga shtëpia çdo vit!

Katastrofat e shkaktuara nga ndryshimi klimatik, kanë nxjerrë mbi 20 milionë njerëz nga shtëpia në vit, gjatë dekadës së fundit, sipas një raporti të organizatës  Oxfam. Studimi i organizatës, i quajtur “Të detyruar për të dalë nga Shtëpia” , u publikua përpara takimit 2-javor të negociatave mbi klimën të Kombeve të Bashkuara në Madrid.

Raporti, ka vlerësuar numrin e personave të zhvendosur nga shtëpitë si pasojë e katastrofave të klimës nga viti 2008 në 2018, bazuar tek të dhënat qeveritare, agjencive ndërkombëtare dhe raporteve mediatike.

  “Sot, njerëzit kanë 7 herë më shumë gjasa që të detyrohen jashtë shtëpive të tyre nga ciklonët, përmbytjet dhe zjarret, se sa kanë nga tërmetet dhe shpërthimet vullkanike”, thekson raporti i Oxfam.

Ndërkohë që asnjë nuk ka imunitet, njerëzit në vendet e varfëra ndodhen më në rrezik, sipas raportit. Oxfam thekson se njerëzit në vende si India, Nigeria dhe Bolivia kanë 4 herë më shumë gjasa që të zhvendosen nga shtëpitë si pasojë e klimës se sa në vendet e pasuria si SHBA.

Shtatë nga Dhjetë vendet me normën më të lartë të zhvendosjes, në raport me popullsinë, janë ishuj të vegjël në Paqësor dhe Karaibe.

Oxfam thekson se Azia është kontinenti më i rrezikuar, ndërkohë që 80% e njerëzve që janë detyruar jashtë shtëpie në dekadën e fundit, jetonin atje.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.