Lajme nga bota


COP25, sot dita e Gretës, aktivistja suedeze në Konferencën e OKB në Madrid

Madridi është ndalesa e fundit e udhëtimit të gjatë të Greta Thunberg. Aktivistja e re suedeze ka mbërritur sot në mëngjes në kryeqytetin spanjoll për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet e Klimës, e cila prej katër ditësh po zhvillon punimet në Madrid.

Konferenca, asnjëherë më parë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes si sot, kjo fal edhe vëmendjes së mediave për Greta Thunberg dhe lëvizjen e inicuar prej saj, ‘Fridays for future’, e cila prej shumë javësh ka zbritur në sheshet evropiane për të mbrojtur mjedisin. Edhe sot në Madrid, në ora 18:00, ata do të dalin për të protestuar bashkë me Thunberg.Pjesëmarrësit në manifestime kërkojnë veprime konkrete nga qeveritë e botës, përfshirë edhe ‘COP 25’. Dje në konferencën e OKB një grup pjesëmarrësish organizuan një protestë për ftesën që organizata iu kishte bërë disa kompanive të naftës në tryezën e bisedimeve.

"Ndotësit, si Shell, BP dhe Chevron duhet të jenë jashtë Konferencës – thane aktivistët.  Çfarë po bëjnë këtu? Ata thjesht duan të ndikojnë në negociata”.

Javën tjetër, Komisioni Europian i sapokrijuar do të duhet të paraqesë marrëveshjen e tij të Gjelbër, në një kohë kur kontinenti duket se po shkon drejt dështimit të objektivave të Parisit, i cili në vitin 2015 angazhoi vendet e OKB të kufizojnë mbinxehjen me 1.5 gradë krahasuar me epokën para-industriale.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.