Plastika për riciklim nga Evropa përfundon në ujërat e Azisë
Ndërgjegjësimi i publikut për ndotjen plastike po rritet dhe riciklimi në Evropë është shndërruar në një proces tashmë të njohur për të gjithë. Sidoqoftë, megjithëse riciklimi pasqyrohet si një zgjidhje, një sasi e madhe e plastikës për riciklim është e parashikuar të përfundojë në landfille apo oqeane, sipas një studimi të ri të parashikuar për botim në edicionin e muajit shtator të revistës Environment International.

Ngrohja globale: Ky ishte qershori më i ngrohtë në Siberi që kur u mat temperatura
Rreth 59 megatonna dioksid karboni u liruan në Siberi në qershor nga zjarret që përshinë rajonin e gjerë rus, sipas shkencëtarëve në Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut (CAMS).

Përmbytjet “pushtojnë” Japoninë, shkon në 18 numri i të vdekurve, dhjetëra të zhdukur
Ka shkuar në 18 numri i persona që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jug-perëndimore të Japonisë për shkak të motit të keq.
16 prej tyre janë ende të paidentifikuar dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur.

Zjarret në Amazonë shënuan rekord në muajin qershor
Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet.
Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019.

10 miliardë dollarë prej metalesh të çmuar hidhen çdo vit si mbeturina elektronike, thonë Kombet e Bashkuara
Të paktën $10 bilionë dollarë në vlerë prej ari, platini dhe metale të tjera të çmuara hidhen çdo vit në malin në rritje të mbeturinave elektronike që po ndotin planetin, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.
