Ndryshimet klimatike kërcënojnë kulturat industriale të domates!
Quhen domate industriale (në anglisht processing tomatoes): dhe janë pikërisht ato fruta të destinuara të mbërrijnë në tavolinat tona tashmë të përpunuara, për shembull në formën e ketchup-it ose konservave e salcave të ndryshme. Një studim i botuar në Nature Food analizoi se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në këto kultura dhe lajmet nuk janë të mira. Deri në vitin 2050 oferta globale e domateve industriale pritet të bjerë me 6% krahasuar me periudhën 1990-2009.

Studimi: Moti ekstrem lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit
Shkencëtarët më në fund kanë konfirmuar lidhjen midis ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe disa ngjarjeve ekstreme të motit, në një studim të ri.

Lumi më i gjatë në Itali po përjeton thatësirën më të keqe në 70 vjet, çfarë do të thotë kjo?!.
Pjesë të historisë po rishfaqen nga lumi Po, të shpërfytyruara nga mungesa e ujit. Kur në fund të marsit të kaluar, fotografi amator Alessio Bonin filmoi me dronin e tij rrënojat e një anijeje mallrash të fundosur përballë Gualtieri (Reggio Emilia) gjatë Luftës së Dytë Botërore, rrjedha më e rëndësishme e ujit në Itali tashmë ishte dëmtuar seriozisht nga thatësira që goditi të gjithë luginën e Po.

Zelanda e Re do të taksojë “gazrat” e lopëve
Plani i Zelandës së Re për të ndaluar emetimet e gazit të metanit në hapësirë është i qartë: do të taksohen lopët dhe delet.
Sigurisht që jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por duke taksuar fermerët për çdo kafshë shtëpiake që ata kanë.
