Australia i druhet "katastrofës", shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po përhapin flakët në mënyrë të rrezikshme, dhe u kanë marrë jetën 3 personave. Autoritetet australiane në rajonet lindore kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret.

Shishet plastike kundër kanaçeve të aluminit - Kush do ta fitojë luftën? Nuk ka zgjidhje 100% të gjelbër!
Kompanitë globale të shisheve të ujit po përpiqen të shtojnë përdorimin e kanaçeve të aluminit, që janë lehtësisht të riciklueshme, për të zëvëndësuar përdorimin e plastikës që ka ndotur oqeanet. Pavarësisht se kjo duket si një zgjidhje e lehtë për mjedisin, nuk është një alternativë tërësisht e “gjelbër”. Kanaçet e aluminit mund të reduktojnë me të vërtetë mbetjet në oqean, por ato kanë gjithashtu një çmim ekologjik.

Ndryshimet klimatike sfidë për prodhimin e verës – Vështirësitë e vreshtarëve
Me përmbytjet e papritura, thatësirat e zgjatura, ngricat e pranverës dhe stuhitë e çmendura, ndryshimi i klimës ka qenë përgjegjës për shumë korrje të shkatërruara. Por, një kulturë bujqësore, e vlerësuar pothuajse në mënyrë universale, është veçanërisht e ndjeshme ndaj motit. Vreshtat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës, sepse u duhen vite për tu krijuar.

Përmbytje masive në Britani, njerëzit bllokohen brenda qendrave tregtare
Veriu dhe qendra e Anglisë është përfshirë nga përmbytje masive, duke sjellë evakuuimin e shumë njerëzve nga zonat e rrezikuara. Yorkshire dhe Midlands janë qytetet më të prekuara nga kjo situatë. Banorët e 35 shtëpive janë evakuuar në Mansfield, pasi uji arriti nivele shumë të larta.

Italia, vendi i parë që fut në kurrikulat mësimore ndryshimet klimatike
Italia do të jetë vendi i parë në botë që do të bëjë ndryshimet klimatike një lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollave. Shkollat shtetërore do të fillojnë të përfshijnë agjendën e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm në sa më shumë lëndë që të jetë e mundur, me një orë në javë që do ti dedikohet temave si ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut tek planeti.
