Paralajmërime të reja për zjarret në Australi nga shkencëtarët dhe ekspertët
Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur. Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland. Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët.

Përmbytjet në Venecia, qeveria italiane do shpallë gjendjen e jashtëzakonshme
Italia do deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në Venecia, pasi qyteti italian u përfshi nga nivele të larta të ujit prej 1.87 metrash. Kryeministri Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjen si një goditje në zemrën e vendit. Ai tha se qeveria do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

Lokalet në Itali po përdorin pipëza prej makaronash për të zvogëluar mbetjet plastike!
Kushdo që nuk ka provuar kurrë deri tani një vakt të mirëfilltë të makaronave italiane, duhet të mundohet ta ndryshojë këtë fakt sa më parë! Makaronat italiane mund t’i gjejmë në të gjitha format dhe madhësitë dhe një lloj në veçanti, makaronat “bucatini”, me formën e tyre cilindrike, po bëjnë bujë si një alternativë miqësore ndaj mjedisit, ndryshe nga pipëzat plastike.

Kryetari i bashkisë: Ndryshimet klimatike qëndrojnë prapa valës më të lartë të përmbytjeve në Venecia
Përmbytjet e mëdha në Venecia që kanë lënë pjesën më të madhe të qytetit italian nën ujë janë një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike, thotë kryebashkiaku. Këto janë nivelet më të larta të ujit në rajon në më shumë se 50 vitet dhe do të lënë "një shenjë të përhershme", ka shkruar në Twitter kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.

Venecia, alarm i kuq nga përmbytja në Bazilikën e San Marco-s dhe në të tjera monumente
Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet ka arritur në 127 centimetra, kurse brenda Bazilikës së San Marco-s më shumë se 70 cm. Moti i keq ka ndikuar edhe në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.
