Përmbytje masive në Britani, njerëzit bllokohen brenda qendrave tregtare
Veriu dhe qendra e Anglisë është përfshirë nga përmbytje masive, duke sjellë evakuuimin e shumë njerëzve nga zonat e rrezikuara. Yorkshire dhe Midlands janë qytetet më të prekuara nga kjo situatë. Banorët e 35 shtëpive janë evakuuar në Mansfield, pasi uji arriti nivele shumë të larta.

Italia, vendi i parë që fut në kurrikulat mësimore ndryshimet klimatike
Italia do të jetë vendi i parë në botë që do të bëjë ndryshimet klimatike një lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollave. Shkollat shtetërore do të fillojnë të përfshijnë agjendën e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm në sa më shumë lëndë që të jetë e mundur, me një orë në javë që do ti dedikohet temave si ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut tek planeti.

Greenpeace: Djegia masive e pyjeve, provë se vaji eko-miqësor i palmës “është një mashtrim”
Tryeza e rrumbullakët për Vajin e Qëndrueshëm të Palmës (RSPO) kishte si çështje kryesore pretendimet e Greenpeace, se pikërisht ky lloj vaji i certifikuar nga RSPO, “është një mashtrim”. Por këtë javë Greenpeace ka publikuar raportin e tij Burning Down the House, duke zbuluar se anëtarët e RSPO kishin qenë në qendër të një serie zjarresh pyjore indoneziane këtë vit, ku një zonë me madhësinë e Porto Rikos u dogj krejtësisht për ti hapur rrugën prodhimit të vajit të palmës.

Vëzhgimi / Tetori më i nxehtë në të gjithë historinë ndodhi pikërisht në 2019-ën
Temperaturat mesatare në të gjithë botën për Tetor 2019 ishin më të nxehtat të regjistruara në historinë e këtij muaji. Ky është përfundimi i nxjerrë nga agjencia e BE-së për monitorimin e tokës, ‘Kopernik’. Tetori 2019 ishte 0.69 ° C më i ngrohtë se mesatarja e muajit nga 1981-2010. Në Evropë, muaji ishte 1.1 ° C më i ngrohtë se tetori mesatar në po të njëjtat periudha. Shumë vende evropiane panë temperatura mbi mesatare gjatë gjithë muajit, me përjashtim të atyre në veri dhe veri-perëndim të kontinentit.

SHBA, shkencëtarët: Jemi përpara emergjencës klimatike globale
Një grup ndërkombëtar i përbërë nga 11 mijë shkencëtarë, përmes një letre të botuar ka paralajmëruar për një emergjencë klimatike që mund të çojë në vuajtje të pallogaritshme nëse nuk merren veprime më serioze për të luftuar ndryshimet klimatike. Në letrën e tyre, pesë shkencëtarë dhe mijëra bashkënënshkrues theksuan se jo vetëm që ka filluar kriza klimatike, por ajo po përshpejtohet shumë më shpejtë nga ajo që pritnin shkencëtarët.
