Lajme nga bota


Paraardhësi i njeriut? Shkencëtarët gjejnë majmunin 12 milionë vjeçar në zemër të Evropës

Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish. Një studim në revistën shkencore “Nature”, sugjeron se një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë.

LEXO ME SHUME >


Ndotja e rrezikshme në Indi, qarkullimi i makinave sipas targave tek a çift

Cilësia e ajrit në kryeqytetin Nju-Delhi të Indisë është përkeqësuar së tepërmi në javët e fundit. Autoritetet mendojnë se mund të përmirësojnë disi situatën duke alternatuar qarkullimin ditor të makinave private sipas targave. Në kryeqytetin indian do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në përpjekjen për të ulur nivelet e rrezikshme të ndotjes. Makinat me targat tek dhe çift do të mund të lëvizin në Nju-Delhi me alternime deri në datën 15 nëntor.

LEXO ME SHUME >


Rritja e makinave elektrike – E shpejtë, por shumë larg zëvendësimit të makinave tradicionale

Transporti elektrik po rritet me një normë të shpejtë në të gjithë botën, por do të duhet kohë përpara se të bëhet zgjedhja kryesore. Nga 5.1 milionë makina elektrike në botë, thuajse 2 milionë janë shitur në Kinë, Europë dhe SHBA, në vitin e kaluar. Prodhuesit kinez, BYD dhe ‘Bejing Electric Vehicle’,  kompania amerikane Tesla dhe Nissan i Japonisë, janë lojtarët kryesorë.  Këto kanë prodhuar thuajse 560,000 makina tërësisht elektrike.

LEXO ME SHUME >


Risia / Një gjethe artificiale transformon dioksidin e karbonit në karburant! Hapi i radhës: Të bëhet e tregtueshme

Një gjethe artificiale arrin të transformojë dioksidin e karbonit në karburant, ashtu siç bëjnë bimët kur përdorin energjinë e dritës së diellit për të transformuar dioksidin e karbonit në ushqim. Rezultati është publikuar në revistën “Nature Energy” nga universiteti kanadez i Waterloo.

LEXO ME SHUME >


Leonardo Di Caprio takon Greta Thunberg – “Është një udhëheqëse e kohës sonë”

Aktori Leonardo Di Caprio ndau një fotografi të vetes me aktivisten për ndryshimin e klimës Greta Thunberg. Ai shkroi se shpresonte se “mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë kudo” dhe se “koha për mosveprim ka mbaruar”.

LEXO ME SHUME >

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.