Rreth nesh


Programi i Informacionit Mjedisor

REC Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm në përfshirjen e publikut të interesuar në çështjet e mjedisit, në mbrojtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës mjedisiore, si dhe në rritjen e kulturës komunitare në respektin për natyrën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Programi i Informacionit Mjedisor synon t’i ofrojë publikut një informacion të gjerë mbi ngjarjet mjedisore, duke ofruar një burim unik gjithë vjetor të këtij informacioni. Programi: i) siguron marrjen e lirë të informacionit mjedisor dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor; ii) nxit rrjetëzimin dhe bashkëpunimin midis aktorëve të mjedisit; dhe iii) ndihmon të tjerët në përmirësimin e të drejtës për të marrë informacion mjedisor. Ai është dhe mbetet një program i të gjithëve, për të hulumtuar mbi gjendjen e mjedisit, për të shprehur idetë, për të ngritur çështjet dhe për të shkëmbyer opinione drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe gjetjes së rrugëve të zhvillimit më miqësor me natyrën.

Paketa informative “Mjedisi Sot”

REC Shqipëri ofron një mekanizëm të shkëmbimit të lirë të informacionit: “Mjedisi Sot”. Nëpërmjet këtij sistemi, i cili ofron informacion në mënyrë elektronike dhe në formë të shtypur, REC ka ngritur dhe forcuar më tej një metodologji dhe bazë të dhënash, e cila i shërben çdo individi apo institucioni në punën e përditshme. Në paketën informative ditore do të gjeni lajme dhe njoftime nga burime të ndryshme informacioni, me tema specifike mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje mjedisore nga vendi e rajoni, informacion për aktivitete mjedisore nga vendi e bota etj. Faqja e internetit www.mjedisisot.info përmban informacionin mjedisor shumëvjeçar, në formën e një baze të dhënash elektronike. Kërkimi për informacione mund të bëhet sipas interesit të përdoruesit, lidhur me tematikën mjedisore apo rajonin gjeografik.


Funksionimi i kësaj platforme mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

                                                             

              Website i Ambasadës                                                                                                Website i Partnerët Shqipëri

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.